Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe nuk do të ketë autonomi për serbët në Kosovë.
Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haxhiu ka thënë se nuk do të lejohet që brenda shtetit të Kosovës të ketë edhe një shtet tjetër.
“Ka kërkesë që drafti të mos bëhet publik. Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë. Nuk ka asnjë autonomi, nuk do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës”, është shprehur Haxhiu.
“Kryeministri Kurti është partner serioz që i trajton dokumentet me respekt dhe konsideratë kërkesat e ndërmjetësve. Sa për kryeministrin Kurti, teksti mund të ishte publik që dje, por kjo nuk mund të ndodhë, dhe për këtë arsyet i ka dhënë Kurti”, ka thënë ajo.