Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.
Përmes një postimi, Osmani e ka falënderuar presidentin e Singaporit për “pritjen e ngrohtë”.
Në këtë takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, por në fokus në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në forumin ekonomik, “Bloomberg New Economy Forum”, që po mbahet në Singapor.
Lexo dhe: Forumi ekonomik në Singapor, Osmani: Kosova është një destinacion atraktiv për investimet e huaja
Në këtë forum, Osmani ka thënë se Kosova është bërë pjesë e rrugës së vlerave për shtetndërtim, duke shtuar se kanë përdorur diplomacinë ekonomike për të promovuar Kosovën si një destinacion atraktiv për investimet e huaja.