Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është takuar me ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.
Ministri Çeku dhe ambasadori Schnetzer kanë biseduar për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve dhe te mbështetja e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën.
“Biseduan për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve dhe tek mbështetja e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në këtë takim është diskutuar dhe për avancimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në fushën e institucioneve të kulturës, të muzeve dhe rritjen e shkëmbimit kulturor.