Bislimi: Raporti i Progresit konstaton se Qeveria ka vazhduar me agjendën drejt anëtarësimit në BE

“Ky është raporti i parë pas aplikimit tonë në BE. Raporti mes tjerash konstaton se qeveria ka vazhduar me agjendën e reformave ambicioze drejt anëtarësimit në BE”.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një konferencë për media me shefin e BE-së, Tomasz Szunyog, pas dorëzimit të Raportit të Progresit për Kosovën.

Bislimi ka thënë se Kosova e ka dëshmuar se është aleate e BE-së, por sipas tij, edhe BE-ja duhet ta dojë Kosovën brenda saj.

“Kosova ka nevojë për mbështetje shtesë e assesi për kushte e parakushte shtesë për qasje në fonde. Sa i përket kuvendit, efikasiteti i tij matet me numrin e miratuar të ligjeve dhe jo me arritjen e kuorumit. Sa i përket reformës në administratën publike, Qeveria ka miratuar një sërë dokumentesh cilësore në këtë fushë. Kosova ka dëshmuar që është aleate e BE-se dhe edhe BE-ja duhet të dëshmojë e do Kosovën brenda saj. Procesi i anëtarësimit duhet të bazohet në meritokraci, por s’mund të flasim për nëse Kosova nuk është duke u vlerësuar sipas kritereve të Kopenhagës. Largimi i masave ndëshkuese do ta kthente motivimin dhe do t’i përshpejtonte reformat”, ka thënë Bsilimi.

Ndërkaq, Bislimi i pyetur se ku dështoi Kosova për vlerësimin e ulët në Raportin e Progresit, ai ka thënë se Raporti nuk e vlerëson Kosovën si progres të limituar.

“Raporti nuk e vlerëson Kosovën si progres të limituar. Ka në disa fusha ku thuhet progres i limituar. Nuk mundesh me thanë që investimet janë rritur për 88 për qind dhe progres i limituar… Ka arsye për diskutim edhe për kualitetin e vlerësimit”, është përgjigjur Bislimi.

E Szunyog ka thënë se nuk është notë e keqe, sipas tij, ekziston progresi, por duhet të fuqizohet në disa fusha.

“…Edhe progresi është kah mesi, që nuk është notë e keqe. Sa i përket balancit të përgjithshëm, ekziston progresi, duhet të fuqizohet në disa fusha”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika