Kryevepra e Picassos shitet për 139 milionë dollarë

Kryevepra e Pablo Picassos, Femme a la Montre (Gruaja me orë).

Kryevepra e Pablo Picassos e vitit 1932, Femme a la Montre (Gruaja me orë), është shitur për 139 milionë dollarë, sipas qendrës për ankande Sotheby.

Kjo është vepra e dytë më e shtrenjtë që është shitur nga ky artist spanjoll.

Por, Femme a la Montre (Gruaja me orë) është bërë vepra e shitur më së shtrenjti në ankand këtë vit.

Në të artisti e ka portretizuar Marie-Therese Walter, modelen franceze, me të cilën ka pasur lidhje dashurie, dhe e ka pasur frymëzim edhe për piktura të tjera.

Fillimisht piktura është vlerësuar 120 milionë dollarë, para se të vendosej në shitje.

Kjo pikturë e artistit spanjoll ka qenë më parë në pronësi të koleksionistes së artit, Emily Fisher Landau, e cila e ka blerë atë më 1968.

Vepra tani është blerë prej një blerësi anonim.

Femme a la Montre është portret i Walterit, e ulur në një karrige që ngjan me fron mbretëror dhe e ka një prapavijë të kaltër.

E njohur si “muza e artë” e Picassos, Walter ka qenë 17-vjeçare, kur është takuar me Piccason 45-vjeçar në Paris, dhe e kanë nisur një lidhje sekrete, pasi ai ka qenë ende i martuar me Olga Khokhlovan, balerinë ukrainase.

Piktura që është shitur më së shtrenjti në autorësi të Piccasos është Gratë e Algjerit, në vlerë të 179.3 milionë dollarëve, më 2015.

I lindur në Mallaga më 1881 dhe i rritur në Barcelonë, Picasso është zhvendosur në Paris më 1904, dhe është bërë një prej artistëve më të rëndësishëm të shekullit 20.

Ai i ka pasur katër fëmijë dhe ka vdekur në jug të Francës më 1973, në moshën 92-vjeçare.

Ndonëse trashëgimia e tij kreative nuk është vënë kurrë në dyshim, në vitet e fundit rriten dilemat për sjelljen e tij.

Ai është akuzuar për qasje mizore dhe shtrënguese.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika