Nuk kalon rezoluta për ngritjen e koeficientit të pagave në 129 euro

Rezoluta për ngritjen e koeficientit të pagave nga 110 sa pritet të jetë vitin e ardhshëm në 129 euro, nuk kaloi në seancën e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosoves

Projekt-rezolutën për ngritje të koeficientit të pagave në 129 euro, e pati prezantuar partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).

Për miratim të rezolutës kanë votuar 28 deputetë, 52 kanë qenë kundër dhe katër kanë abstenuar.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar rezolutën në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro.

Ai ka thënë se debati parlamentar bazohet në gjendjen e përgjithshme sociale në vend, e cila, sipas tij, është duke u përkeqësuar.

“Qeveria nuk ka arritur që as përmes politika sociale, as financiare ta adresojë rritjen e inflacionit. Duke ditur që jemi në një situatë ekonomike në vend, duke vlerësuar edhe raportet e fundit të Bankës Botërore që të shmanget një kolaps ekonomik, është tepër me rëndësi që ky kuvend të votojë rezolutë, të ngritë koeficientin. Grupi ynë parlamentar ka bërë vlerësim dhe ka kërkuar të rritet koeficienti nga 105 ne 129”, ka thënë ai.

Buxheti i shtetit të Kosovës për këtë vit është 3.2 miliardë euro, ndërsa projektbuxheti për vitin 2024 parasheh fond prej 3.3 milionë eurosh.

Koeficienti për këtë vit është 105 euro, ndërsa në projektbuxhet është përmendur rritje prej 5 eurosh për vitin e ardhshëm.

Ndryshe, me 86 vota për, Kuvendi i Kosovës ka votuar deklaratën në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka prezantuar Rezolutën para deputetëve.

“1.Kuvendi vlerëson lart të gjitha qëndrimet politike të PE-së në lidhje me cenimin e integritetit territorial nga Serbia. 2. Mbështet fuqishëm thirrjet për ta mbajtur përgjegjëse ndërkombëtarisht Serbinë si subjekt i hetimit ndërkombëtar. 3. I bashkëngjitet kërkesës së PE-së që sa më parë të ekstradohen në Kosovë planifikuesit e sulmit dhe cilido subjekt që e ka asistuar këtë sulm. 4. Vlerëson lart qëndrimet përmes të cilave nënvizohet rëndësia e heqjes së masave ndaj Kosovës dhe vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë. 5. Fton Parlamentin që të luajë rol ende me fuqishëm në lidhje me qëndrimin që mbajnë 5 vendet mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës. 6.Vlerëson lart kritikën që PE i jep qasjes destruktive të Serbisë. 7. Fton PE të marrin në shqyrtim dhe të vlerësojnë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat”, ka thënë Tahiri para deputetëve.

Ndryshe, më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika