“Danas”: Kurtit e Vuçiqit iu tha se pa normalizim të marrëdhënieve, s’ka para nga BE-ja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka thënë lidershipit të Kosovës dhe Serbisë se Komisioni synon ta kushtëzojë ndihmën gjashtë miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka thënë lidershipit të Kosovës dhe Serbisë se Komisioni synon ta kushtëzojë ndihmën gjashtë miliardë euro për Ballkanin Perëndimor me përparimin në negociatat për normalizim të marrëdhënieve.

Kështu ka thënë për “Danas” një burim i lartë i KE-së, ku theksohet se kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq u është bërë e qartë se çfarë po përgatitet dhe çfarë pritet prej tyre.

“U shpjegua se çfarë lloj reforma priten, që të mos ndodhë më vonë e të na thoni nuk e kemi ditur këtë kusht. Prandaj, kërkojnë që të normalizohen marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, në bazë të marrëveshjeve të arritura. Nëse nuk ka përparim, nuk do të ketë parë”, ka thënë zyrtari i KE-së.

Sipas burimit, siç shkruan “Danas”, nëse përcaktohet se njëra palë po bllokon përparimin e tjetra jo, atëherë ajo që nuk bllokon do të marrë para nga pakoja ndihmëse e BE-së në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në raportet e tij të progresit për të dyja vendet.

Raporti nënvizon detyrimin e Kosovës për ta themeluar Asociacionin, ndërsa Serbisë, njohjen de facto.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika