Afganët “e bllokuar” në Bondsteel

Afganët në Kosovë që nuk kalojnë kontrollet e sigurisë, s’lejohen të udhëtojnë drejt SHBA-së

Ilustrim

“Afganët që nuk janë në gjendje të kalojnë kontrollet e nevojshme gjithëpërfshirëse të sigurisë nuk do të lejohen të udhëtojnë më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se disa afganë që aktualisht po presin në bazën e Ushtrisë së SHBA-së në Kosovë, do t’u mohohet hyrja në SHBA, por për të njëjtit do të punohet për të gjetur një zgjidhje alternative.

Një zëdhënës i ambasdës së SHBA-së në Kosovë, për Portali D, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lehtësojnë riatdhesimin e asnjë afgani në Afganistan, nëse ata nuk dëshirojnë të kthehen.

“Në këto raste, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me ata individë për të gjetur zgjidhje alternative, të qëndrueshme, bazuar në preferencat e tyre, familjen, punësimin dhe lidhjet e tjera”, ka deklaruar zëdhënësi i ambasadës.

Afganët duke u larguar nga Kosova

Sipas tij, kjo përfshin koordinimin brenda partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve për të identifikuar vendet që dëshirojnë të rivendosin këta afganë, ose, kur një afgan dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, duke u përpjekur t’i ndihmojë ata me këto marrëveshje.

Ai ka njoftuar se për afganët të pritur përkohësisht në Kampin Liya në Bondsteel, një ekip qeveritar i koordinuar ndërinstitucional i SHBA-së po punon intensivisht për të verifikuar dhe kontrolluar këta afganë, në mënyrë që të përcaktojnë përshtatshmërinë e tyre për të udhëtuar në SHBA në përputhje me ligjet dhe politikat e saj.

“Ky proces shqyrtimi dhe verifikimi është gjithëpërfshirës, ​​kërkon kohë dhe përfshin shumë agjenci qeveritare”, ka thënë zëdhënësi.

“Oferta e Kosovës për pritjen e afganëve –demonstrim i lidershipit humanitar në skenën botërore”

Mijëra persona kishin arritur të largohen përmes aeroportit të Kabulit në gusht të vitit 2021, kryesisht pa kaluar procedurat e verifikimit.

Kosova ishte një ndër vendet që kishte ofruar qëndrim për gati një mijë refugjatë nga Afganistani.

Afganët e vendosur në Kosovë raportohej se kanë qenë kryesisht bashkëpunëtorë të SHBA-së dhe NATO-s gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021.

Lidhur me këtë, SHBA-të janë shprehur thellësisht mirënjohës për Kosovën dhe për rolin e saj bujar në pritjen e përkohshme të afganëve.

Siç tha zëdhënësi i ambasadës, Kosova me këtë akt ka treguar lidership në skenën globale.

“Oferta e hershme bujare e Kosovës për të pritur afganët është një testament për dhembshurinë e kosovarëve dhe një demonstrim të lidershipit humanitar të Kosovës në skenën botërore”, ka thënë tutje zëdhënësi.

“Mbi 600 afganë janë zhvendosur nga Kosova drejt SHBA-së”

Shumica dërrmuese e udhëtarëve afganë përkohësisht të organizuar në Kampin Liya në Bondsteel, pasi kanë kaluar të gjitha kërkesat e verifikimit të sigurisë dhe mjekësore, tashmë janë pranuar në Shtetet e Bashkuara.

“Deri më tani, falë bujarisë së Kosovës, rreth 600 afganë janë larguar nga Kosova për t’u zhvendosur përherë në Shtetet e Bashkuara”, ka treguar zëdhënësi për Portali D.

Afganët e strehuar në Kosovë

Siç ka theksuar ai, afganët vazhdojnë të nisen nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara pasi të jenë pastruar nga proceset e shqyrtimit dhe verifikimit dhe të kenë marrë certifikatat e nevojshme mjekësore dhe imunizimet.

Po ashtu, sipas tij, Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të koordinojnë ngushtë dhe të njoftojnë Qeverinë e Kosovës në lidhje me statusin e afganëve që i nënshtrohen kontrolleve gjithëpërfshirëse të sigurisë dhe kërkesave mjekësore në Kampin Liya”.

“Së bashku me partnerët tanë të Qeverisë së Kosovës, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e afganëve të pritur në Kampin Liya në Bondsteel dhe nikoqirëve të tyre, popullit të Kosovës”, shtoi ai.

75 afganë ende në Bondsteel

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një përgjigje me shkrim për Portali D, ka deklaruar se brenda kampit të njohur Bondsteel po qëndrojnë 75 qytetarë afganë.

Kampi Bondsteel në Kosovë

“Aktualisht në vendin tonë janë 75 qytetarë afganë të cilët janë të vendosur në Bondsteel”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Megjithatë, afganët të cilët po qëndrojnë aktualisht në kampin e Bondsteel-it, sipas zëdhënësit të ambasadës amerikane në Kosovë, “nuk paraqesin asnjë rrezik për popullin e Kosovës”.

Ndryshe, më pesë nëntor, Ambasada e SHBA-së kishte bërë të ditur se rreth 100 afganë që ishin strehuar në Kosovë ishin nisur drejt SHBA-së.

Afganët gjatë largimit të tyre nga Kosova

Ndërkaq, më 16 shtator, mbi 100 afganë ishin larguar nga Kosova drejt Britanisë së Madhe.

Më pas, edhe 51 të tjerë ishin larguar nga Kosova më 19 shtator.

Largimi i një numri të afganëve nga Kosova

Ndërsa, më 29 gusht të vitit 2021, kishte arritur grupi i parë i afganëve në Kosovë ku raportohej se në atë avion gjendeshin 111 persona.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika