Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ishte në vizitë zyrtare në Itali me ftesë të homologut të tij italian, Guido Crosetto.
Ministrat Maqedonci dhe Crosetto kanë diskutuar rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes.
“Falënderova ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovë përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it. Ndërsa theksova se synimi i Kosovës është i qarta”, ka shkruar Maqedonci.
Ai është shprehur se angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat euroaltantike reflekton vlerat demokraktike dhe properëndimore “që përqafojmë si shtet”.
“Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjikë, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, është shprehur ministri i Mbrojtjes.