GJenden mbetje mortore në Prekaz, nisin gërmimet në Serbi

Mbetjet mortore që dyshohet të jenë të një personi të vrarë gjatë luftës janë gjetur në Prekaz të Skenderajt, derisa ekipet përgjegjëse po vazhdojnë edhe më tutje gërmimet aty. Gërmimet për personat e zhdukur gjatë luftës, kanë rinisur pas dy vitesh edhe në territorin e Serbisë

Këto rroba që po nxjerren në këtë pjesë malore në Prekaz të Skënderajt, i rezistuan kohës për më shumë se dy dekada.

Këto janë ndër deshmitë që po hasin zyrtarë të institucioneve gjatë gërmimeve për mbetje mortore këtu.

Paraditën e sotme mbetjet mortore të një personi që dyshohet të jetë vrarë në masakrën e Polacit u gjetën, derisa kërkimet nga ekipet e mjekësisë ligjore, policisë prokurorisë e Eulexit, po vazhdojnë nën shpresën se do gjenden edhe trupa të viktimave të tjerë të vrarë gjatë luftës.

“Jemi me urdhër të Gjykatës Themelore, departamenti special dhe këtu jemi sot për të parë, kemi dyshime se mund të jenë së paku 5 viktima që janë zhdukur nga lufta, gërmimet kanë filluar sot me mëngjes dhe qysh tani kemi gjetur mbetjet mortore, të një individi, mirëpo duke qenë se ende jemi herët dhe ne jemi duke punuar do të shpresojmë që të gjejmë më shumë individë’, ka thënë Ditor Haliti nga IML.

Haliti thotë se në kete pjesë u gërmua disa here, vite më parë dhe këtu gjatë viteve 1998-1999, focat serbe kishin bërë disa varreza, ku kishin vendosur trupa të të vrarëve.

“Këtu ku jemi ka pasur gërmime më herët, pikë së pari nga tribunali i Hagës, mandej ka pasur gërmime edhe nga UNMIKU, edhe nga EULEX, mirëpo të gjithë individët nuk janë gjetur, tash ne pasi kemi pranuar disa informata shtesë nga Komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq, jemi kthyer këtu që të gërmojmë më tutje dhe ato informata nga kryqi i kuq janë treguar të sakta, tashmë kemi një trup”, ka thënë Haliti.

Përvec në Kosovë, germime për gjetjet e personave të zhdukur gjatë luftes, tashmë kane rinisur edhe në Serbi në lokacionin Shtavajl.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, kryesuesi i komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, i cili thotë se tashmë ekipet e Kosovës kanë nisur punën atje.

“Pardje kanë qenë ekipet tona për të vlerësuar lokacionin dhe dje kanë filluar gërmimet edhe pse duhet të them se janë disa paqartësi për këtë lokacion e këto gërmime, sepse ende kemi mungesë të informacioneve kredibile nga ana e serbisë, për këtë lokacion apo edhe lokacionet e tjera, për kordinatën e saktë, apo edhe trajtimin e saktë. Megjithatë dje kanë filluar, janë ekipet e komisionit qeveritar dhe të institutit të mjeksisë ligjore”, ka thënë Andon Hoti nga Komisioni qeveritar për persona të zhdukur.

Shteti serb kishte ndërprerë gërmimet në Serbi gjatë vitit 2021 në këtë vend dhe që atëherë, institucionet e Kosovës, kishin kërkuar që të lejoheshinm gërmimet në vendet ku dyshohet të ketë varreza masive, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Në Kosovë janë ende mbi 1 mije e 600 persona të zhdukur që nga perfundimi i luftës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika