Të enjten, një person mashkull kosovar në Podujevë ka raportuar se disa individë të panjohur kanë shtënë me armë zjarri.
Pas të shtënave me armë zjarri, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar pesë gëzhoja të armës, ndërsa një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë.
Njësitet për deminim nga forcat ndërkombëtare të KFOR-it dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.
“Podujevë 09.11.2023-02:08. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërkaq, nga ana e prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe ndodhet në proces hetimor.