Ka ndodhur një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete në Malishevë, të enjten e 9 nëntorit.
Nga ky aksident ka vdekur një person, drejtuesi i motoçikletës, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Policia njofton se rasti është nën hetime.
“Fsh, Joviq-Malishevë 09.11.2023-14:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.