Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, do të nisë një turne diplomatik në Paris dhe Bruksel nga data 9 deri më 14 nëntor 2023.
Siç thuhet në një njoftim nga Departamenti i Shtetit, bëhet e ditur se O’Brien do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku pritet të diskutojë sfidat rajonale dhe globale me pjesëmarrësit kryesorë.
Përveç kësaj, ai do të zhvillojë takime me liderët evropianë, për të adresuar çështje të ndryshme politike dhe diplomatike.
Në këtë kontekst, një nga takimet e planifikuara do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në mënyrë specifike, gjatë vizitës në Paris, ndihmëssekretari O’Brien do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kryeministrin armen, Pashinyan, presidentin malazez, Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe.
Ai do të takohet, gjithashtu, me zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s.