Shqiptari i njohur me nofkën “mbreti shqiptar i kokainës”, Dritan Rexhepi, është arrestuar në Stamboll.
Rexhepi ishte në kërkim nga Italia dhe Shqipëria për “vrasje me dashje”, “drogë”, “rrëmbim”, “falsifikim” dhe “armë e municione”, derisa mbante pasaportë false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.
Ai është arrestuar gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi u kap në një vilë luksoze, ndërsa forcat antidrogë gjetën para dhe bizhuteri gjatë operacionit.
Arrestimi i tij është bërë rezultat i punës së përbashkët të kryer nga drejtoritë e Luftimit të Krimeve Narkotike, Inteligjencës, Kundër Kontrabandës së Emigrantëve e kalimeve kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me policinë italiane. /TopChannel