Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Enver Cikaqi, ka pritur sot në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Jozsef Szpisjak, i cili do të përfundojë misionin e tij në Kosovë.
Në këtë takim, gjeneral Cikaqi ka falënderuar gjeneralin Szpisjak për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin që kishin si dy institucione të sigurisë gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë.
“Gjeneral Cikaqi ka falënderuar gjeneralin Szpisjak për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin që kishin si dy institucione të sigurisë gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë, duke shpresuar që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij gjeneral Brigade Frederik Bernacca i cili ishte i pranishëm në takim”, ka njoftuar FSK-ja.
Forca e Sigurisë së Kosovës bashkëpunon ngushtë me KFOR-in dhe të gjitha institucionet e sigurisë në vend, për të ofruar një ambient sa më të sigurtë për qytetarët e Kosovës.