Në fillim të javës, sulmuesi i njohur i klubit gjerman Hoffenheim, Mërgim Berisha, i lindur në Kosovë, siç raportohet ka humbur shanset për pjesëmarrje në këtë sezon pas një lëndimi të rëndë gjatë seancës stërvitore.
Klubi gjerman ka bërë të ditur këtë lajm përmes një komunikate zyrtare disa ditë më parë.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Berisha është lënduar në gju dhe ka pasuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes.
Nga kjo situatë, ai është detyruar të largohet para kohe nga seanca stërvitore.
Kontrollet e mëtejshme janë kryer për të konfirmuar natyrën e lëndimit, dhe rezultatet kanë vërtetuar se Mërgim Berisha do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.
“Kontrollet e hollësishme kanë vërtetuar dyshimin se Mërgim Berisha pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes”.
Gute Besserung, Mergim!
Eingehende Untersuchungen haben den Verdacht bestätigt, dass @BerishaOfficial im Training einen Kreuzbandriss im rechten Knie erlitten hat. Er wird sich nun einer Operation unterziehen und in den nächsten Monaten pausieren müssen. pic.twitter.com/VExC2EiSlG
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 10, 2023
Pas operacionit, pritet që ai të ketë një periudhë pushimi prej disa muajsh për të shëruar plotësisht.
“Ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të duhet të marrë një pushim për muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Me këtë lëndim të rëndë, ka shanse të mëdha që Berisha të ketë humbur pjesën kryesore të sezonit, pasi këto lëndime zakonisht kërkojnë një periudhë të gjatë për rimëkëmbje, përafërsisht gjashtë muaj.
Vlen të theksohet se Mërgim Berisha ka qenë një figurë e njohur, jo vetëm për performancat e tij në fushë, por edhe për marrëdhënien e tij publike me Vesa Vllasaliun, banoren e “Big Brother VIP Kosova”.
Historia e tyre ka bërë bujë në median kosovare dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.