Vuçiq për Kurtin: Derisa ai është në pushtet, nuk formohet Asociacioni, unë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, beson se nuk do të ketë përparim në dialog me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në krye të qeverisë së Kosovës, Pasi sipas ai Kurtin e konsideron si pengesë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe përparimin në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se një nga temat e bisedimeve sonte në Paris do të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ai ka thënë se nuk beson se do të ketë përparim përderisa në krye Qeverisë së Kosovës është kryeministri Albin Kurti.

Sipas Vuçiqit, kryeministri i Kosovës nuk do ta formojë asnjëherë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe përderisa ai është në krye të Qeverisë së Kosovës.

“Dhe nuk ka asnjë filozofi të madhe, mendoj se tani është e qartë për të gjithë ata, në Perëndim, se Kurti nuk dëshiron fare të formojë një Asociacionin e Komunave serbe dhe se nuk dëshiron përparim në dialog, dhe se çdo gjë tjetër ishte marifete ballkanike që mund të funksionojnë një herë ose dy herë, por sigurisht jo në afat të gjatë”, ka deklaruar Vuçiq në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet në Paris.

Më tej, ai ka shtuar  se është e rëndësishme që Serbia ta ruajë paqen dhe jetën e serbëve në Kosovë.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim serioz, sidomos deri në formimin e Asociacionit derisa Kurti është në pushtet në Prishtinë. Le t’i vendosim gjërat plotësisht qartë dhe pastër ashtu siç janë”, ka thënë Vuçiqi.

“Nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, kam vite që dëgjoj gënjeshtra për të. Në kohën kur në pushtet ishin ata që thoshin se do ta njoh pavarësinë e Kosovës menjëherë pas zgjedhjeve, Kosova u njoh nga 85 shtete dhe qëkur unë jam president i Serbisë, njohja është tërhequr nga 27 shtete”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Paris për të komentuar disa akuza se atij i duhen zgjedhje për të njohur pavarësinë e Kosovës, raporton Tanjug.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika