Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë të premtes së 10 nëntorit, është takuar me Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të vendit, Besim Kelmendi.
Këtë e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Haxhiu ka theksuar se ata kanë diskutuar “për rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave, reformën në drejtësi, zbatimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje dhe me bazë gjinore objektet e prokurorive në Mitrovicë dhe Prizren dhe çështje të tjera që ndërlidhen me përgjegjësitë tona institucionale”.