Bilal Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se ka përfunduar koha e gënjeshtrave. Sipas tij, tani do të përballen me realitetin dhe më nuk ka hapësirë për të manipuluar siç është bërë në të kaluarën kur kryeministri Albin Kurti kishte qenë në opozitë.
Sipas Sherifit, Kurti sa kishte qenë opozitë, ende pa i lexuar marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i shpallte antikushtetuese.
“Jo asgjë befasuese, le të themi se ditë e gënjeshtrave po u vije fundi, po shpenzohen ditë kur ke mundur të gënjesh, të mashtrosh për t’u shitur patriot, rezistues. Për të thënë që me ty nuk mund të zbatohen marrëveshjet antikushtetuese të dikurshme tani po i vije fundi hapësirës për të manipuluar dhe gënjyer”, ka thënë ai duke iu drejtuar kryeministri Kurti.
Më tej, ai ka thënë se Kurti në të kaluarën nuk ka lënë asnjë mjet pa përdorur që të mos i lejojë zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Tani jemi në fund të këtij rrugëtimi kur zoti Kurti do të dalë lakuriq”, ka thënë ai.
Sherifi ka përfunduar duke thënë që të mos manipulohen nga Kurti dhe Qeveria e tij, sepse në të kaluarën nuk ka pasur draft për Asociacionin, dhe si ky që tani Qeveria e ka, është drafti i parë, dhe sipas tij, ky draft i Asociacionit nuk mund të jetë më i mirë se është i vetmi.