Analisti Ylli Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si i pandehur.
Sipas njoftimit, atij i duhet që të paraqitet në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 27 nëntor në orën 13:30.
Ai akuzohet për veprën penale “pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”.
“Ty bertite Zajednica nuk k… Krrkkk ftesa per gjykate”, ka shkruar Hoxha.
Ylli Hoxha vite më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte organizuar protesta dhe demonstrata të ndryshme, përfshirë edhe ato kundër “Zajednicës”.