Mbappe: Nuk ka përfunduar ëndrra për t’iu bashkuar Real Madridit

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka deklaruar se ëndrrat për t'iu bashkuar Real Madridit nuk mbarojnë, pavarësisht marrëveshjes së re me PSG

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka thënë se ëndrra për të luajtur një ditë për Real Madridin, “nuk do të përfundojë kurrë” pavarësisht se ka zgjedhur të nënshkruajë një kontratë të re dhe të qëndrojë në Paris St-Germain (PSG).

Sulmuesi francez 23 vjeçar, ka refuzuar një transferim te kampionët spanjollë në fundjavë, për të nënshkruar një kontratë të re trevjeçare me PSG.

Megjithatë, duke folur për BBC Sport të hënën, Mbappe nuk e ka përjashtuar një lëvizje te Reali më vonë në karrierën e tij.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, unë heq dorë për të menduar për të ardhmen, mendoj vetëm për të tashmen dhe e tashmja është se kam nënshkruar një kontratë të re edhe për tre vjet në Paris St-Germain”, ka thënë Mbappe, raporton BBC, trasnmeton Portali D.

I pyetur nëse nënshkrimi i kontratës me Paris St-Germain do të thoshte se ëndrra e tij me Real Madrid kishte marrë fund, Mbappe ka reaguar se anjëherë.

Pse Mbappe zgjodhi të refuzojë Real Madridin

“Për të qenë një lojtar i madh duhet të jesh i sinqertë dhe gjithçka ishte e mrekullueshme dhe e mirë, sepse ne kemi një marrëdhënie të mirë”, është shprehur Mbappe.

La Liga e Spanjës reagoi me zemërim ndaj lajmit, duke e quajtur marrëveshjen “skandaloze”.

Mbappe, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë, ka thënë se ai foli drejtpërdrejt me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për ta informuar atë për vendimin e tij përpara se të nënshkruante zgjatjen e kontratës me PSG.

Mbappe ka deklaruar se javën që shkoi kishte marrë vendimin për të qëndruar në Paris, dhe se ai fillimisht kishte biseduar me presidentin e Real Madridit.

“Para së gjithash fola me presidentin e Real Madridit, sepse kam shumë respekt për të dhe klubin. Mendoj se ishte e rëndësishme ta them personalisht që nuk do të shkoja” ka deklaruar Mbappe.

Spekulimet për të ardhmen e Mbappe-s rritën ritmin drejt fundit të sezonit, megjithëse sulmuesi thotë se nuk e la kurrë që ta shpërqendronte atë nga detyra e tij në fushë.

“Unë kam qëndruar gjithmonë i fokusuar në fushë”, ka thënë ai.

Mbappe ka shënuar 28 gola në Ligue 1 për të ndihmuar PSG-në të fitojë titullin.

“Nuk më duhej të ndiqja ‘spekulimet’. Gjatë sezonit isha i fokusuar 100%, sepse kisha synime individuale dhe objektiva kolektive. Ishte e rëndësishme të qëndroja i fokusuar në fushë dhe të merrja vendimin tim kur të mbaronte sezoni”, është shprehur Mbappe.

Mbappe, një fitues i Kupës së Botës me Francën, ka thënë se tani mezi pret të luajë në shumë ndeshje të rëndësishme për klubin dhe vendin e tij.

“Kam luajtur në lojëra të mrekullueshme dhe lojëra të rëndësishme, kam luajtur në një Kupë Bote dhe kam fituar një Botëror, kështu që jam i lumtur dhe dua të vazhdoj në këtë mënyrë” ka thënë Mbappe.

Ai ka thënë se për të është e rëndësishme që të jetë i respektueshëm brenda dhe jashtë fushës, gjithashtu, ka theksuar se ka qenë i ri dhe i pëlqente koha kur ka ardhur në lojë të shikojë disa lojtarë dhe se tani është radha e tij.

“Përpiqem të jem shembull, sepse e di që shumë djem të rinj më shikojnë gjatë gjithë kohës dhe dua t’u jap atyre mënyrën më të mirë për të shijuar jetën, edhe nëse nuk është si futbollist. Duhet të kënaqesh dhe të qëndrosh i fokusuar mbi gjërat reale të jetës”, ka thënë Mbappe.

Qëndrimi në Francë kyç për Mbappe

Duke folur më herët të hënën në një konferencë shtypi, Mbappe ka thënë se vendimi i tij për të qëndruar në PSG ishte pjesërisht i bazuar në arsye sentimentale dhe beson se ka “kapituj më të mrekullueshëm për të shkruar” në klub.

“Largimi nga vendi im nuk është gjëja e duhur, kjo ka një aspekt sentimental, është vendi im” ka thënë ai.

Sipas tij, projekti ka ndryshuar dhe se kjo e ka bërë të qëndrojë në vendin e tij, duke theksuar se historia e tij nuk ka përfunduar akoma.

“Duam të fitojmë Champions League”

Kylian Mbappe formoi një treshe fantastike me Neymar dhe Lionel Messi sezonin e kaluar

Mbappe ka filluar karrierën e tij në Monaco para se të transferohej te PSG në vitin 2017, fillimisht në huazim përpara se të bashkohej përgjithmonë.

Që kur ishte në klub ai ka fituar katër tituj të Ligue 1 dhe tri Kupa Franceze.

Suksesi i Ligës së Kampionëve deri më tani i ka shpëtuar PSG-së, por presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi beson se, me Mbappe që tani po qëndron, mund të arrihet lavdia evropiane.

“Ne duam të krijojmë më shumë trofe. Kemi fituar shumë deri më tani, duam të fitojmë shumë të tjera. Ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne po ecim në të njëjtën rrugë me qëllimet tona sportiv” ka thënë ai.

Ka pasur raportime që PSG i ka ofruar Mbappes më shumë kontroll mbi vendimet sportive në një përpjekje për ta bindur atë të qëndronte.

Por, sulmuesi ka thënë se fokusi dhe përgjegjësia e tij e vetme për klubin është ajo që ai mund të bëjë në fushë.

“Unë mbetem një futbollist që jam pjesë e një ekipi dhe nuk do të shkoj përtej këtij rol. Të gjithë e dinë që vitin e kaluar doja të largohesha dhe isha i bindur se ishte zgjedhja më e mirë, por vitet kalojnë dhe gjërat ndryshojnë” ka shtuar Mbappe.

Në përgjigjen e saj ndaj vendimit të Mbappe për të qëndruar në PSG, La Liga ka njoftuar planet për të paraqitur një ankesë tek UEFA, si dhe tek autoritetet franceze dhe BE.

Përveçse e quajti marrëveshjen “skandaloze”, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka thënë se ajo “kërcënon qëndrueshmërinë ekonomike të futbollit evropian”.

President i Liga de Futbol Profesional

Por, Al-Khelaifi është përgjigjur se “Ndoshta është një gjë e mirë nëse Ligue 1 po bën më mirë se La Liga.

Sipas tij, La Liga nuk ajo që ishte tre apo katër vjet më parë.

“Unë kam respekt për të gjitha klubet, por edhe ne kemi nevojë për respekt” , ka thënë Al-Khelaifi.

Presidenti i Paris Saint-Germain

Gjithashtu, sipas tij, ata kanë lojtarin më të mirë në botë, dhe se për ta kjo ka rëndësi. Për atë se çfarë thonë të tjerët ai ka theksuar se nuk është e rëndësishme.

Sulmuesi francez ka vendosur të qëndronte te Paris Saint-Germain, duke rinovuar kontratën edhe për tre vjet të tjera.

Di Marzio: Mbappe do të qëndrojë në PSG

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika