Ish-ambasadori Blerim Canaj ka deklaruar se procesi i zgjidhjes së çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sa më shumë që zgjasin procedurat, aq më të komplikuara po bëhen gjërat në të ardhmen.
Ai ka theksuar faktin që me kalimin e kohës dhe ndikimin e ndryshimeve gjeopolitike, situata është bërë më e vështirë dhe më e ngarkuar nga presioni ndërkombëtar për të përfunduar një zgjidhje.
Kështu është shprehur ai në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me mundësine e një takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Paris.
“Sa më shumë po zgjaten procedurat, aq më të këqija po na vijnë pastaj të tjerat. Përpara nuk ka pasur draft dhe si proces natyrisht tani jemi në një situatë më të pafavorshme për shkak të faktit të presionit që të përfundohet diçka, sidomos pas ndryshimit të gjeopolitikës dhe botës flet për atë që kur je nën presion, e ke pak sa më të rëndë dhe më të vështirë”, ka thënë Canaj.
Ai ka thënë se nuk pret takim mes Kurtit dhe Vuçiqt në Paris dhe nuk beson se do të ketë më shumë se disa takime të shkurtra dhe shkëmbime të ideve në lidhje për të ardhmen.
“Nuk e besoj që do të ketë diçka më shumë sesa disa takime të shkurtra dhe shkëmbime idesh për atë se çfarë do të ndodhë”.
Situata e Kosovës, sipas tij, është tani në fokus të ndërkombëtarëve dhe çdo zhvillim në Kosovë ka ndikim direkt në Bashkimin Evropian.
“Mendoj që takim Kurti-Vuçiq do të ketë dhe mendoj që ato kanë qenë mesazhet që i kanë marrë atje. Si regjion Kosova tanimë është në fokus të bashkësisë ndërkombëtare dhe natyrisht që është pjesë e rëndesishmë e Bashkimit Evropian, për shkak po që se ndodh diçka në Kosovë, ndodh brenda Evropës dhe do të ketë impakt direkt në BE dhe ata janë të interesuar që t’i vije fundi”, vijon ai.
Tutje, ai ka thënë se Asociacioni duhet të përputhet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kjo është arsyeja pse kjo çështje është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2015, pasi është vlerësuar se dispozitat e Asociacionit nuk përputhen me disa dispozita kushtetuese.
“Gjithmonë është thënë se Asociacioni do të jetë komform Kushtetutës së RKS, ajo është edhe arsyeja pse ka shkuar në vitin 2015 në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk është bërë pasi Kushtetuesja ka ardhur me një vendim që Asociacioni nuk është në përputhje me disa nene”, ka përfunduar ai.