Kosova publikon më në fund listën, fton pesë lojtarë të Superligës

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e nëntorit në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian

Kombtarja e Kosovës në futboll

Kosova ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e nëntorit në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Dardanët fillimisht do të ballafaqohen me Izraelin, më pastaj me Zvicrën.

Ciklin kualifikues, Kosova e përmbyll ndaj Bjellorusisë.

Në këtë listë befasi nga trajneri Glihas janë përfshirë pesë lojtarë të Superligës së Kosovës.

Janë tre emra të rinj në përfaqësuese. Portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, ka zënë vend pas pensionimit të Samir Ujkanit, që menjëherë u emërua zëvendësdrejtor i përfaqësueses. Pos Haxhihamzës, prej portierëve janë edhe të zakonshmit Arijanet Muriq dhe Visar Bekaj.

Emër i ri është edhe sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, që ka shfaqur efikasitet të lartë këtë edicion. Në përfaqësuese u kthye Ermal Krasniqi, ndërsa sulmit sërish pritet t’i prijë Vedat Muriqi.

Për herë të parë u ftua edhe Alban Ajdini. 24-vjeçari paraqitet në fazën ofensive, ndërsa është pjesë e skuadrës zvicerane Lausanne Ouchy.

Përfaqësuesja të shtunën pasdite e zhvillon stërvitjen e vetme në fushë të blertë. Në “Fadil Vokrri” do të ketë një stërvitje edhe përfaqësuesja e Izraelit.

Ndeshja me Izraelin ishte shtyrë për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Vlerësohet ndeshje e ndjeshme, ndërsa masat e sigurisë tashmë janë shumë të mëdha. Masa të shtuara të sigurisë do të ketë edhe në stadium të shtunën e të dielën, e po ashtu në hotelin ku janë vendosur izraelitët, si dhe në rrugët deri në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për Izraelin është ndeshja e parë pas situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.

Kosova kishte barazuar 1:1 në Tel-Aviv me Izraelin më 25 mars. Aktualisht është e katërta në grup me shtatë pikë nga shtatë ndeshje. 11 pikë nga gjashtë ndeshje i ka Izraeli në vendin e tretë. Rumania udhëheq në grup me 16 pikë nga tetë ndeshje. Zvicra është e dyta me 15 pikë nga shtatë ndeshje. Bjellorusia ka gjashtë pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Andorra i ka vetëm dy pikë nga tetë ndeshje.

Përndryshe grupin I, e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh.

Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika