Kryqi i Kuq alarmon për situatën e rëndë në spitalet në veri të Gazës

Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka bërë thirrje për mbrojtjen e spitalet dhe personelit shëndetësor në veri të Gazës, ku luftime të ashpra po ndodhin. Ata shprehin shqetësim për sistemin shëndetësor në këtë zonë, i cili është i mbingarkuar, me mungesë furnizimesh dhe i pa sigurt, duke rrezikuar jetën e të plagosurve, të sëmurëve dhe të zhvendosurve

Spitalet, punëtorët shëndetësorë dhe pacientët në veri të Gazës, duhet të mbrohen përderisa po zhvillohen luftime të ashpra, tha Kryqi i Kuq ndërkombëtar.

“I mbingarkuar, me pak furnizime dhe vazhdimisht më i pasigurt, sistemi shëndetësor në Gazë ka arritur në një pikë pa kthim, duke rrezikuar jetën e mijëra personave të plagosur, të sëmurë dhe të zhvendosur”, tha organizata më 10 nëntor.

Deklarata, ku nuk u përmendën as ushtria izraelite e as Hamasi – që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – vjen pasi është raportuar për disa sulme në ose afër të paktën katër spitaleve në veri të Gazës.

Dhjetëra mijëra persona ishin strehuar në spitale, duke besuar se aty do të ishin të sigurt.

Kryqi i Kuq theksoi se spitalet e fëmijëve kanë pësuar dëme të mëdha nga luftimet mes ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit.

Të premten, palestinezët evakuuar nga zona e luftës në veri të Gazës thanë se mijëra persona të zhvendosur, që ishin strehuar në spitalin Shifa që gjendet në zemër të qytetit të Gazës, janë larguar pasi gjatë natës aty ka pasur shpërthime.

Në spitalin Shifa ishin strehuar pothuajse 80.000 persona, të cilët kishin ikur nga luftimet e ashpra tokësore dhe nga sulmet ajrore.

Disa që u larguan të premten thanë se vetëm disa qindra pacientë të plagosur rëndë dhe mjekë kanë mbetur në spital, shkruan REL.

Si pasojë e luftës Izrael-Hamas, që nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor në Rripin e Gazës, janë vrarë mbi 11.000 persona, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor që udhëhiqet nga Hamasi. Në Izrael, ndërkaq është raportuar për mbi 1.400 të vrarë gjatë sulmit fillestar të Hamasit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika