Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën.
“Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organizata ndërkombëtare”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.
Tutje ai ka theksuar se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO – si objektiva kryesore strategjike.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti të premten ishte për vizitë në Malaga të Spanjës ku ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023, ndërsa tani ndodhet në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.
Pleased to meet w/ U.S. Asst Secretary of State O’Brien, who confirmed 🇺🇲’s ongoing support of 🇽🇰. We discussed Kosova’s rapid economic & democratic progress—widely recognized by int’l orgs—and I reiterated our commitment to EU & NATO membership as our chief strategic objectives. pic.twitter.com/0uxzRcTRK0
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2023