Ku i ka rrënjët “Zajednica”, Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, Kosovës i është dorëzuar zyrtarisht një draft që parasheh ose dizajnon asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë draft përmbajtja po mbahet e fshehur por në të kaluarën drafte të ngjashme madje edhe me nënshkrime mbi to kanë qenë publike, historia e të cilave ka nisur qysh në vitin 2013, me marrëveshjen e prillit në Bruksel

Në librin “Kosova një histori e shkurtër”, historiani Noel Malcolm shpjegon sesi në vitin 1989, pothuajse asnjë komunë në Kosovë nuk ishte e banuar me shumicë serbe.

Paradoks me realitetin që po e jetojmë, ndonëse në numër serbët nuk janë më shumë sot, ata janë shumicë në 10 komuna.

Ky realitet është krijuar dhe betonuar me pakon e Marti Ahtisarit, përmes procesit të decentralizimit.

Ky plan rregullon fushën e kulturës, gjuhës, fesë, traditës, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe prone.

Të drejtat e de-centralizuara të cilat i gëzojnë serbët tash po duan që t’i centralizojnë si pushtet në atë që njihet si asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Fara e para për këtë projekt u mbollën në Bruksel me nënshkrimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013.

Kompetencat e asociacionit parashihej të ushtroheshin kolektivisht nga 10 komunat, specifikisht në rrafshin ekonomik, në arsim, shëndetësi e kujdes social si dhe në planifikim urban dhe rural.

Asociacioni do të kishte president, asamble, këshill, bord, administratë dhe Zyrë për ankesa.

Në asociacion mundë të bashkoheshin të gjitha komunat, por shpërbërja e tij nuk mund të bëhej vetëm më vendim të komunave pjesëmarrëse.

Për draftin e statutit të asociacionit ishte ngarkuar një i ashtuquajtur ekip-menaxhues i përbërë nga katër serbë prej komunave veriore.

Më 25 gusht 2015, Kosova dhe Serbia u pajtuan mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të AKS-s. Aty u përcaktuan objektivat, korniza ligjore, marrëdhëniet menivelin qendror, struktura organizative, si dhe aftësia juridike.

Me ose pa kompetenca ekzekutive është diskutimi që bëhet vazhdimisht. Sa ka fuqi ekzekutive do të vërtetohej më vonë nga Gjykata Kushtetuese, por kështu do të dukej nëse do të ishte realitet:

Do të mund të propozante amendamente të legjislacionit dhe rregulloreve të tjera relevante, inicim ose pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore në gjykatat kompetente, përshirë Gjykatën Kushtetuese, dhe kundër çdo akti ose vendimi që ndikon në kompetencat e asociacionit.

Të nominoj përfaqësues në organet kompetente të qeverisjes qendrore dhe qasje në informata në autoritetet qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës. Asociacioni do të merrte në posedim prona të luajtshme dhe të paluajtshme, me të drejtë të bashkëpronësisë së kompanive që ofrojnë shërbime lokale, brenda fushëveprimit të asociacionit dhe që të lidhë kontrata. Asociacioni parashihej të kishte buxhet të vetin me të drejtë që të grumbulloj të holla nga shërbimet organizatat vendore e ndërkombëtare përfshirë edhe nga Serbia.

Për fund aty parashihej që asociacioni i komunave me shumicë serbe të ketë simbole, stemën e saj, si dhe statutin në përputhje me ligjin e Kosovës.

Kto kompetenca atë kohë nga partitë opozitare ishin vlerësuar si themele të Republikës Srbska në Kosovës, Bosnjizim i Kosovës dhe pushtet i ri në dorën e Serbisë.

Presion përmes protestave ishte shtuar e madje në kundërshtim të asociacionti ishin mbledhur e dorëzuar në Kuvend mbi 200 mijë nënshkrime.

Pas presionit publik ishte radha që fjalën ta thotë Gjykata Kushtetuese, përgjigje që erdhi vetëm pas kërkesës së ish-presidentes, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese konstatoti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën.

Nga ajo kohë pala kosovare këmbëngul që asociaconi themelohet vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtuese e Serbia synon të kundërtën.

Vendimi i Kushtetueses nuk e mbylli diskutimin për asociacionin, ai vazhdon edhe sot.

Zyrtarisht e jo-zyrtarisht nga 2015 kanë qarkulluar e janë komentuar me dhjetëra drafte por asnjëri në Zyrën e Kryeministrit.

Kjo ditë erdhi më 21 tetor, dhe në Prishtinë e sollën pesë emisarët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, bashkë me Lajçakun.

Drafti i propozuar nga pesëshja të paktën deklarativisht është pranuar nga Republika e Kosovës. Kundërshtari kryesor ndër vite, kryeministri Albin Kurti, në takimin e 26 tetorit në Bruksel ka qenë i gatshëm të nënshkruaj në dokumentin që përmbanë draftin për asociacionin, përfshirë marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Zbatues të Ohrit.

Ky takim dështoi të jetë i suksesshëm e ndoshta edhe historik për shkak se Serbia refuzoi të nënshkruajë.

Çka përmbanë dokumenti e si do të duket asociacioni në rast se themelohet e dijnë pak persona. Të paktën në Kosovë, zyrtarisht janë të informuar Kryeministri, Presidentja, Kryeparlamentari, ndërsa për krerët e opozitës nuk dihet sigurt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika