Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në jug të Mitrovicës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 11 nëntorit, dhe i njëjti rast në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.