Borrell nesër takon ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministrat e BE-së do të marrin pjesë në një takim me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është paraparë të fillojë në orën 17:30 dhe do të udhëhiqet nga kryediplomati evropian, Josep Borrell

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë të hënën një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Siç njofton faqja zyrtare e BE-së, Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet nga kryediplomati evropian Josep Borrell./ Telegrafi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika