Sipas Statovcit, klubet nuk mund të luajnë jashtë vendit të tyre kur zhvillojnë takime në garat evropiane.
Teksa, ka shtuar se arsyeja që është shtyrë renovimi i fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është se Ballkani është kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.
”Klubet nuk kanë të drejtë të luajnë jashtë vendit të tyre kur luajnë në arenën ndërkombëtare. Shtetet mund të luajnë, por skuadrat jo. Ballkani nuk ka mundur të luajë dhe për këtë është shtyrë renovimi,” tha Statovci.
Ndërsa, Sokoli tha se ka mundur të luajë në Tiranë apo në Shkup.
Por, Statovci iu kundërpërgjigj kështu: ”Hajde, po hijna me kusht unë dhe ti qe nuk mundet.”
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.