Debat i ashpër po zhvillohet mes Berishës dhe Zebicës se kush i dërgon ftesat për futbollistët në Kombëtaren e Kosovës.
Zebica e pyeti nëse merr pjesë tifogrupi në procesin kur iu dërgohen ftesat futbollistëve, kurse Luli tha që nuk i dërgojnë ftesat ata.
”Federata e Futbollit të Kosovës, tifozëria Dardanët, drejtori i Kombëtares, zëvendësdrejtori dhe të gjithë mekanizmat tjerë, nuk i dërgojmë ftesat ne. Por, selektori i dërgon ftesat,” tha ai.
Pastaj, pati kundërshtime mes të dyve, ku Berisha i tha: ”Veç pak se unë po foli, mos u mundo të ma nxjerrësh nga konteksti.”
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.