Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rifillojë sot në orën 09:45 të mëngjesit, ku edhe pritet të vazhdon dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë.
Ndryshe, dëshmitari i mbrojtur W04444, i cili pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, është dëshmitari i 35-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
Sot pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur W04444.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë janë paraparë të mbahen katër seanca.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.