Tetë luftëtarë pro Iranit vriten në sulmet amerikane në Siri

Të paktën tetë luftëtarë pro-iranianë janë raportuar të vdekur në sulmet ajrore të SHBA-së në lindje të Sirisë më 13 nëntor. Sulmet u zhvilluan si përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme ndaj trupave amerikane

Siri, fotografi ilustruese nga arkivi.

Të paktën tetë luftëtarë proiranianë janë vrarë në sulmet ajrore amerikane në lindje të Sirisë, tha një grup monitorues më 13 nëntor, pasi Uashingtoni kreu sulme një ditë më parë në kundërpërgjigje të sulmeve ndaj forcave amerikane.

“Numri i viktimave është tetë luftëtarë pro Iranit, përfshirë të paktën një sirian dhe shtetas irakianë”, tha vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, pas sulmeve që SHBA-ja kreu të dielën mbrëma në zonat e Majadinit dhe Albu Kamalit, në provincën Ezor, që gjendet pranë kufirit me Irakun.

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj dy vendeve të lidhura me Iranin në Siri, në kundërpërgjigje pas sulmeve ndaj forcave amerikane, tha të dielën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Për herë të tretë në më pak se tri javë, ushtria amerikane ka shënjestruar lokacione në Siri që ka thënë se janë të lidhura me Iranin, shtet që mbështet disa grupe të armatosura, të cilat Uashingtoni i fajëson për rritjen e numrit të sulmeve ndaj forcave të tij në Lindjen e Mesme.

“Forcat e ushtrisë amerikane kryen sulme precize ndaj ndërtesave në lindje të Sirisë, që përdoreshin nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit dhe nga grupet e lidhura me Iranin, në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj personelit amerikan në Irak dhe Siri”, tha Austin përmes një deklarate.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë me seli në Britani – tha se sulmet shkatërruan plotësisht një depo armësh në qyteti Albu Kamal. Kjo organizatë tha se ka pasur shpërthime të mëdha pasi depoja u përfshi nga zjarri.

Në afërsi të Majadinit, ndërkaq është raportuar se është sulmuar një platformë për kryerjen e sulmeve me raketa, shkruan REL.

SHBA-ja ka thënë se sulmet e saj synojnë të frenojnë sulmet ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri – pasi nga 17 tetori janë regjistruar mbi 45 sulme – ku janë lënduar dhjetëra pjesëtarë të personelit amerikan.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika