Këshilli i Evropës: Marrëveshja Shqipëri-Itali rrit shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, ka shprehur shqetësimet e saj në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Ajo ka theksuar se ky memorandum krijon shqetësime për të drejtat e njeriut dhe qëndrimin e tredin evropian në përgjegjësi për azilkërkuesit

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq. Fotografi nga arkivi.

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, tha se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët rrit shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe shton shqetësimet për trendin evropian që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës evropiane.

“Memorandumi i mirëkuptimit ngreh një sërë pyetjesh të rëndësishme mbi ndikimin që mund të ketë zbatimi i tij ndaj të drejtave të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve. Memorandumi krijon një regjim ad hoc azili ekstraterritorial, të karakterizuar nga shumë dykuptimësi ligjore. Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë t’i minojë masat mbrojtëse për të drejtat e njeriut dhe përgjegjësinë për shkeljen e rregullave, duke rezultuar në trajtim diferencial në mes atyre që aplikimet për azil do të shqyrtohen në Shqipëri dhe atyre që do të shqyrtohen në Itali”, tha ajo përmes një deklarate.

Mijatoviq tha se ky memorandum është një tregues i një dëshire të shfaqur edhe në shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës, të cilët po shqyrtojnë modele të ndryshme për azilkërkuesit si “zgjidhje të shpejtë” të sfidave të ndërlikuara që paraqesin ardhja e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve.

“Megjithatë, këto masa rrisin në mënyrë të ndejshme rrezikun për t’i ekspozuar refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. Bartja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete stimulon shtetet e tjera që të veprojnë njësojë, gjë që rrezikon që të krijojë një efekt domino që do të minonte sistemin evropian dhe botëror për mbrojtje ndërkombëtare”, tha Mijatoviq.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ajo e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëtojnë në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

Marrëveshja është kritikuar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që e ka quajtur atë si “të jashtëligjshme dhe të pazbatueshme”./ REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika