Kurti nga Vjena kërkon t’i bëhet më shumë presion Serbisë: Njohja defacto, hapi i parë drejt normalizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga forumi ekonomik të Vjenës në Austri ka kërkuar që të shtohet presioni ndaj Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke defacto, të arritur në Bruksel më 27 shkurt

Kryeministri Albin Kurti, në forumin Ekonomik të Vjenës në Austri, ka kërkuar që t’i bëhet Serbisë më shumë presion për nënshkrimin e Marrëveshjes, për të cilën, janë pajtuar në Bruksel më 27 shkurt.

Kurti ka thënë se në Bruksel është arritur Marrëveshja Bazike për njohjen defacto mes Kosovës e Serbisë dhe nënshkrimi i kësaj është hapi i parë drejt normalizimit.

“Kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, policëve tanë dhe gazetarëve, pastaj rrëmbimi i policëve dhe në fund vrasja e policit kosovar në Banjskë nga sulmi terrorist. Eskalimi ka ndodhur se përkundër marrëveshjeve gojore nuk ishte nënshkruar asgjë, madje as në margjinat e këshillit të Evropës. Serbia është fqinji ynë më i madh, Serbia është fqinji ynë më i madh, kufiri është rreth 300 kilometër, kjo përbën rrezik për sigurinë, duhet më shumë presion ndaj Beogradit për marrëveshje.

Ne kemi nevojë për më shumë presion ndaj Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen dhe gjithashtu nevojitet integrimi në BE, sepse rajoni ynë nuk mund të integrohet jashtë BE-së ose pa BE-në. Nënshkrimi i njohjes reciproke defacto është hapi i parë, por njëkohësisht edhe më i rëndësishmi”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Procesi i Berlini është rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE.

“Ne kemi nënshkruar katër Marrëveshje në vitin e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit është rruga paraparë për të përgatitur Ballkanin Perëndimor për integrim”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika