Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj janë punësuar përmes platformës “Superpuna”.
Murati ka thënë se në total janë mbi 5 mijë biznese që kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.
“Superpuna në shifra, për 8 muaj operim:
7,786 të rinj përfitues të punësuar.
Prej tyre: 3,914 vajza, 3,872 djem.
Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve”, ka shkruar Murati.