Ambasada gjermane dhe franceze reagojnë për polemikat që u bënë rreth homazheve që bënë para një viti te një pllakë memoriale

Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë kanë reaguar në lidhje me polemikat e shkaktuara nga homazhet që u bënë ushtarëve të rënë në Luftën e Parë Botërore një vit më parë. Ambasadori francez, Oliver Guerot, dhe ai gjerman, Jorn Rohde, kishin bërë homazhe me një pllakë përkujtimore, që shkaktoi debate në opinionin publik në Kosovë, për shkak të pranisë së një pllake përkujtimore për ushtarët serbë

Ambasada e Gjermanisë dhe ajo Francës në Kosovë kanë reaguar për polemikat që u bënë në media për homazhet që bënë në vitin 2022 ambasadori francez, Olivier Guerot dhe ai gjerman, Jorn Rohde, te një pllakë memoriale, e cila nderon ushtarët e rënë në luftë në Kosovë midis viteve 1912-1918.

Ata këto homazhe i bënë më 11 nëntor të vitit 2022, ditë kjo që shënon fundin e Luftës së Parë Botërore.

Në këtë deklaratë thuhet se ceremonia e tyre u njollos nga polemikat që u bënë në mediat e caktuara në Kosovë. Sipas tyre, kjo polemikë, që erdhi në media për shkak të pranisë së një pllake përkujtimore që u bënte homazhe ushtarëve serbë që vdiqën midis viteve 1912 dhe 1918, ishte e padenjë.

“Më 11 nëntor, ambasadorët francezë dhe gjermanë bënë homazhe të përbashkët për ushtarët e tyre të rënë. Kjo ditë shënon fundin e Luftës së Parë Botërore dhe ambasadorët Guérot dhe Rohde nënvizuan në deklaratat e tyre se nderimi i përbashkët i ushtarëve tanë që ishin armiq në atë kohë mbart një mesazh të fortë pajtimi. Është edhe dita e veteranëve francezë, një ditë për të kujtuar të gjithë ushtarët tanë që humbën jetën në krye të detyrës.

Në vitet e fundit dhe veçanërisht në vitin 2022, kjo ceremoni e përbashkët franko-gjermane u njollos nga një polemikë në media të caktuara në Kosovë për praninë e një pllake përkujtimore që u bënte homazhe ushtarëve serbë që vdiqën midis viteve 1912 dhe 1918. Serbia dhe Franca ishin aleate gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo polemikë ishte e padenjë për kujtimin e të gjithë ushtarëve: ushtarëve francezë, gjermanë dhe serbë të vdekur në Luftën e Parë Botërore, por edhe të 18 ushtarëve francezë që vdiqën gjatë shërbimit të tyre për KFOR-in, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata u shprehën të zhgënjyer se homazhet e tyre u keqinterpretuan dhe shkaktuan shfrytëzim politik.

Gjithashtu, bënë të ditur se instalimi i një pllake përkujtimore është bërë me iniciativën e Ambasadës franceze, ku më pas pllaka përkujtimore për ushtarët serbë u zhvendos disa metra më tutje.

“Instalimi i një pllake përkujtimore të re që kujton sakrificën e të gjithë ushtarëve francezë në Kosovë është bërë me iniciativën e Ambasadës së Francës. Më pas, pllaka përkujtimore për ushtarët serbë është zhvendosur vetëm disa metra, me respektin më të madh pas informimit të Komunës. Asnjë trup i ushtarëve nuk u zhvendos. Kjo pllakë përkujtimore mbetet plotësisht e dukshme në të njëjtin vend, siç mund ta shohë çdokush në vend dhe në foton e bashkëngjitur.

Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë janë të zhgënjyera që ky gjest u keqinterpretua dhe shkaktoi shfrytëzim politik. Nderimi dhe respekti i bërë për kujtimet e ushtarëve tanë duhet të mbeten në qendër të këtij përkujtimi. Ambasada e Francës mbetet në kontakt me autoritetet përkatëse. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë homazhe të gjithë ushtarëve që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore”, thuhet më tutje në reagim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika