Jonathan Hargreaves është emëruar ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë.
Ambasada britanike ka njoftuar se ambasadori Nicholas Abbott do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik.
Hargreaves do të marrë emërimin e tij në fillim të vitit 2024.
“Jonathan Hargreaves është emëruar Ambasador në Republikën e Kosovës në vazhdim të Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik. Zoti Hargreaves do të marrë emërimin e tij në fillim të vitit 2024”, thuhet në njoftim, shkruan Kallxo.com.
Hargreaves ka qenë përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë, nga viti 2020 e deri më tani. Angazhimet e Hargreaves përfshijnë edhe rolin e tij si shef i Zyrës dhe shef i Programit Palestinez të DFID dhe zyrtar në Komisionin Evropian në Bruksel.
Ndërkaq, Nicholas Abbott ka shërbyer si ambasador britanik në Kosovë që nga viti 2019.