Kurti takohet me Kovaçevskin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonise se Veriut Dimitar Kovaçevski,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjinat e Forumit Ekonomik të Vjenës.

“Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit si në planin bilateral ashtu edhe atë rajonal në fusha me interes të ndërsjellë, me qëllim avancimin e mëtejmë të fqinjësisë së mirë, dhe në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve. Në këtë kontekst u diskutua edhe për sektorin e energjisë, potencialin që dy vendet kanë edhe strategjitë tyre mbi këtë sektor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Temë e takimit ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi. Kurti ka përsëritur se nënshkrimi i marrëveshjes do të nënkuptonte pranim, ka njoftuar Kryeministria.

Në njoftimin zyrtar të Zyrës së Kryeministrit thuhet se është biseduar edhe “për zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e 21 tetorit me liderët evropianë, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij mbi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Zbatues”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika