Nis pastrimi i kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina në Prishtinë

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina, si dhe ka treguar se janë duke e zhbllokuar këtë situatë

Kontejnerët e mbushur me mbeturina në Prishtinë

Kontejnerët e mbeturinave ishin të stërmbushura në rrugët e Prishtinës, për shkak të mosmbledhjes së tyre. Kjo, sepse sipas kompanisë “Pastrimi”, nuk kishin hapësirë se ku t’i zbrasin kamionët për shkak të mbylljes së Deponisë së Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash.

Por, me anë të një postimi në Facebook, kompania “Pastrimi”, ka njoftuar se tashmë është bërë hapja dhe ka filluar zbrazja e tyre.

Pastrimi

“Ekipet tona punuese me staf shtesë të punëtorëve kanë dalë menjëherë në terren, ku kemi flluar grumbullimin e mbeturinave në qytetin e Prishtinës, mirëpo për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve nëse nuk do të mund të kryejmë terrenin sipas orarit të zakonshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, lidhur me këtë kaos ka reaguar nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina.

Kontejnerët e stërmbushur me mbeturina në Prishtinë

Sipas tij, janë duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojnë me grumbullim të mbeturinave.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëjë zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai në Twitter.

Teksa ka njoftuar se tashmë ka nisur pastrimi i qytetit, Zogaj ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

“Kjo gjendje është e papranueshme, dhe shumë shpejt do të vijmë me zgjidhje afatgjate për këtë problem”, ka shkruar Zogaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika