Hoxha: Asociacioni është autonomi për Kosovën, nëse krijohet

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se nëse krijohet Asociacioni, atëherë është autonomi për Kosovën

Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse krijohet Asociacioni, është autonomi për Kosovën.

“Nëse krijohet Asociacioni, është autonomi për Kosovën”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës, ky statut krijon një sistem të infiltrimit të Serbisë në menaxhim të çështjeve të Kosovës përmes sektorit privat.

“Ky statut krijon një sistem të infiltrimit të Republikës së Serbisë në menaxhim të çështjeve që janë ekskluzive, çështjet e Republikës së Kosovës përmes sektorit privat. Ata krijojnë një njësi private, një rrjet të menaxhimit të arsimit, një rrjet të menaxhimit të shëndetësisë, regjistrohen si entitete private, por menaxhojnë struktura publike të Serbisë të arsimit dhe të shëndetësisë, të cilat i menaxhon për Serbinë Asociacioni në Kosovë”, ka thënë Hoxha.

Ai është shprehur se kjo është bashkëqeverisje. “Mendoj që kjo është jo vetëm forcë ekzekutive, kjo është bashkëqeverisje, ndarje e sovranitetit për çështjet elementare”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika