Më 11 nëntor, në rrugën “Samir Nurkasa” në Rahovec, tre burra serbë dyshohet se kanë sulmuar dy ashkali.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën pas zhvillimit të veprimeve hetimore, ka arritur të identifikojë tre të dyshuarit serbë.
Sipas informacioneve të grumbulluara nga intervistat dhe në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, është vlerësuar se incidenti ka elemente të mundshme ndëretnike.
Pas përfundimit të hetimit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është transferuar në procedurë të rregullt.
“SULM – Rr. Samir Nurkasa, Rahovec 11.11.2023 – 22:05. Me datën 13.11.2023 pas zhvillimit të veprimeve hetimore ka arritur t’i identifikojë tre të dyshuarit meshkuj serbë, të cilët në bashkëveprim kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj ashkali. Sipas intervistave të zhvilluara dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është vlerësuar se motivi i këtij incidenti ka elemente të mundshme ndëretnike. Pas veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.