Një veturë është djegur në orët e para të së martës në Leposaviq. Mediumi “Kossev”, raporton se vetura është e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, tha për Dukagjinin se një pjesë e veturës është përfshirë nga flakët.
Sipas tij, kjo nuk lidhet me çështjen e konvertimit të targave.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.