Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale u bë në Pallatin presidencial Elysee.
Ambasadori Halimi ka ndarë momentin e dorëzimit të letrave kredenciale përmes platformës “X”.
Ai është shprehur se ndihet i nderuar që i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Macron.
Grand honneur d’avoir remis les lettres de créance de la Présidente de la #RKS, Mme @VjosaOsmaniPRKS au Co-Prince d’Andorre, M. @EmmanuelMacron, en la présence de la Ministre, Mme @ImmaTorFaus, en qualité d’Ambassadeur de #RKS en #Andorre 🇦🇩🇽🇰🇫🇷. @MFAKOSOVO, @gervallaschwarz pic.twitter.com/5hsp5I3iII
— Mehdi Halimi (@Mehdi_Halimi_) November 13, 2023