Linda Halimi sqarohet me Domenikun, i kërkon falje pasi e ngatërroi me një person tjetër

Pas spektaklit të mbrëmshëm goxha të tensionuar të Big Brother VIP Kosova 2, sot (e martë), banorët vazhdimisht po diskutojnë për gjërat që kanë kaluar.

Edhe Linda me Domenikun u larguan nga banorët e tjerë për t’i qartësuar gjërat.

Para disa ditëve, Linda kishte bërë një rrëfim duke thënë që Domeniku i kishte shkruar asaj para se të futeshin brenda në shtëpi.

Pas kësaj, Linda vazhdoi me një deklaratë tjetër duke thënë që ai ishte i dashuruar në të.

Sipas Lindës, ajo e kishte ngatërruar Demenikun me dikë tjetër dhe i ka kërkuar falje.
Domeniku nominoi Lindën duke u arsyetuar se ajo kishte gënjyer.

Linda është shprehur “Gjithë kam pasur respekt për ty, as nuk kam mendim të keq për ty. Dhe prej asaj nate që të kam ngatërruar me dikë tjetër, të kërkoj falje përsëri. E kam pranuar fajin. E kam shpjeguar edhe në Prime që më vjen keq.”

Pas këtij diskutimi, duket që dyshja u sqaruan dhe përqafuan njëri-tjetrin./Klankosova

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika