Lirik Behluli nga Presheva bën zbulim shkencor në “Gjenetikë” në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke

Lirik Behluli arriti të bëjë publikimin shkencor në fushën e ‘Gjenetikës’, si autor i parë, në revistën prestigjioze ndërkombëtare “BioMedCentral” (BMC)

Preshevari Lirik Behluli arriti të bëjë publikimin shkencor në fushën e “Gjenetikës”, si autor i parë në revistën prestigjioze ndërkombëtare “BioMedCentral” (BMC) në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke.

Revista prestigjioze ndërkombëtare BioMedCentral (BMC), pjesë e Springer Nature, është organizatë gjermano-angleze e publikimeve akademike, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa publikimi i Behlulit është një kërkim shkencor, në të cilin, ka kontribuuar si zhvillues i programeve kompjuterike për të analizuar të dhëna gjenetike.

Zbulimi është bërë rreth gjenit DNMT3L, i cili rregullon metilimin e ADN-së, që ka rol krucial në gjenetikën e organizmit në fazat e tij zhvilluese, qysh prej fazës embrionike.

Zbulimi përfshin se në cilat specie, më saktësisht, është i shprehur ky gjen. Indikimet mund të jenë të shumta, veçanërisht në zbulimin e mëtutjeshëm të sëmundjeve gjenetike dhe si ato mund të jenë të lidhura me gjenin DNMT3L.

Zbulimi u bë së bashku me shkencëtarë të tjerë në laboratorin e Epigjenetikës zhvilluese dhe Bioinformatikës, në Universitetin e Bohemisë Jugore në Budweis, Republika Çeke.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika