Vdes një ushtare izraelite që po mbahej peng nga Hamasi

Në mesin e sulmeve të 7 tetorit, një ushtare 19-vjeçare, Noa Marciano e mbajtur peng nga Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka vdekur në robëri. Ajo është pengu i parë që është konfirmuar se ka humbur jetën gjatë kësaj periudhe të pengmarrjes nga Hamas

Një ushtare 19-vjeçare, e cila ishte në mesin e afër 240 personave që u morën peng nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmeve të 7 tetorit ka vdekur në robëri, thanë të dyja palët.

Ushtria izraelite tha të martën se Noa Marciano ka vdekur pa dhënë detaje për shkakun e vdekjes së saj. Ajo është pengu i parë që është konfirmuar se ka vdekur në robëri.

Mbrëmjen e së hënës, Hamasi publikoi një video ku Marciano shfaqej duke e identifikuar veten. Në një deklaratë të dhënë nën detyrim, ajo deklaroi se sulmet ajrore izraelite kishin goditur pranë vendit ku ajo po mbahej dhe në video ajo dëgjohet duke i bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet.

Më pas, videoja shfaqi trupin e pajetë, që dukej se i përkiste asaj. Hamas tha se ajo u vra gjatë një sulmi izraelit, pa dhënë dëshmi.

Ushtria izraelite nuk konfirmoi menjëherë vdekjen e saj pas publikimit të videos, por tha se Hamasi “vazhdon të shfrytëzojë terrorizmin psikologjik dhe të veprojë në mënyrë çnjerëzore përmes videove dhe fotografive të pengjeve”.

Hamas ka thënë se dhjetëra pengje janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite, por nuk ka dhënë prova për këto pretendime. Izraeli i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe i ka cilësuar si luftë psikologjike.

Izraeli, që po lufton me Hamasin që nga 7 tetori, është zotuar për kthimin e pengjeve. Hamasi i ka ofruar lirimin e pengjeve në këmbim të palestinezëve që mbahen në burgjet në Izrael, por Izraeli ka hedhur poshtë një ofertë të tillë, duke u zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin./ REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika