Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, i është djegur vetura.
Në një postim në “X”, Osmani ka thënë se kjo vepër është kriminale dhe ka për qëllim të shpërndajë frikë te serbët vendas.
Teksa është shprehur se autorët do të përballen me drejtësinë.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucione. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.
Lexo edhe këtë: Vetura që iu dogj nënkryetares së Leposaviqit i kishte targat RKS
The burning of the car belonging to the deputy mayor of Leposavić, Mrs. Dragana Miletić, is a criminal act that aims to spread fear among local Serbs and inhibit their integration into 🇽🇰 institutions.
The perpetrators of this cowardly and despicable act will face justice. https://t.co/xbDZHyuYAm
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 14, 2023