Kurti: Mund të diskutoj gjithçka brenda Kushtetutës, Vuçiq do një “shtet brenda shtetit”

"Presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për të, por dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën, por të marrë një “shtet brenda shtetit”, që të krijojë jofunksionalitet. Këto lloj kërkesash nuk mund t’i pranoj, por gjithçka që është brenda Kushtetutës", tha kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ofruar që të shkruajë një draft-statut për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, që duhet të respektojë Kushtetutën.

Por, sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka interes për të “dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën, por të marrë një “shtet brenda shtetit”.

Kreu i ekzekutivit thotë se Asociacioni duhet të ketë kornizë ligjore demokratike, dhe kjo është pavarësia e Kosovës.

“Jam unë që kam ofruar që të shkruajë një draft- statut për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme, që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e BE-së që ky Asociacion nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv, asnjë shtresë të tretë të pushtetit, dhe qëndrimin e SHBA-së, i publikuar nga Chollet dhe Escobar”, ka thënë Kurti për televizionin austriak ORF.

“Por, presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për të, por dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën por të marrë një “shtet brenda shtetit”, që të krijojë jofunksionalitet. Këto lloj kërkesash nuk mund t’i pranoj por gjithçka që është brenda Kushtetutës, dhe që respektojnë vlerat dhe modelet evropiane, jam i gatshëm të diskutoj. Unë kam thënë në takime se nuk mund të ofroj kafe pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur. Asociacioni duhet të ketë kornizë ligjore demokratike dhe kjo është pavarësia e Kosovës, e njohur nga 117 shtete nga e gjithë bota, 22 nga 27 shtete të BE-së dhe 26 nga 30 anëtarë të NATO-s”, theksoi kryeministri.

Kurti ka folur edhe për marrëveshjet paraprake për Asociacionin, për të cilat tha se ranë ndesh me Kushtetutën.

“Marrëveshjen që paraardhësit e mi bënë 10 vite më parë dhe tetë vite më parë, nuk e kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sepse kanë shkelur kushtetutshmërinë tonë. Gjuha serbe në Kosovë është gjuhë zyrtare, dhjetë nga 38 komunat janë me shumicë serbe kemi 10 ulëse të rezervuara në Kuvend por serbët po i bojkotojnë pasi Beogradi po i urdhëron. Ne kemi qenë shumë gjenerozë me serbët në Kosovë, unë jam edhe kryeministri i tyre, dua t’i mbroj të drejtat e tyre”, shtoi ai.

“Ata duhet të jetojnë në Kosovë, por nuk ka shanse për Republikë Serbe sikur në BeH, dhe ky është pikërisht qëllimi i Beogradit zyrtar”- shtoi Kurti.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të presë një takim në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel të enjten e ardhshme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika