Analisti, Dibran Hoxha, në “Debat Plus” ka thënë se deklarimet e krerëve të shtetit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe kanë çoroditje dhe janë kontradiktore.
Sipas Hoxhës, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca e kryediplomatja Donika Gërvalla, kanë shkarje në qëndrimet e tyre për Asociacionin.
“Ka çoroditje shumë të madhe. Ka kontradikta të thella, shkarje të mëdha mes qëndrimeve të krerëve të shtetit, në shumë nivele. E para në mes Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit. Kurti në Kuvend thotë ‘2013 nuk e bëj, e keni bërë ju Zajednicës’. Konjufca te Jeta Xharra thotë ‘me mujtë na veç 2013 me e bo edhe me marrë njohje defacto’. E dyta, zonja Gërvalla me Glauk Konjufcës, Gërvalla thotë ‘i 2013 ka vdekë’, prapë Konjufca thotë ‘me mujtë veç 2013 me e bo’.
Për vështrimin sipërfaqësor, Glauk Konjufca, që nuk është jurist thotë se ‘me duhet është në përputhje me Kushtetutës’. Presidentja që është juriste thotë ‘nuk jam e sigurt’. Dhe këtu është çoroditje që krerët e shtetit ose këta që udhëheqin me ministri shumë të rëndësishme nuk kanë asnjë lloj koordinimi”, ka thënë Hoxha.