A do të transmetohen për publikun videot e plota të “përleshjes” së Metit dhe Blerandos?

Pas konfliktit në mes të konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova, Blerando-Meti, mbrëmë për këtë të fundit në shtëpi ka arritur një zarf i zi dhe brenda tij u shpall vendimi i “vëllait të madh” për ta përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh

Mbrëmjen e 14 nëntorit, në ambientet e brendshme të shtëpisë së famshme, “Big Brother VIP Kosova II”, ka arritur një zarf i zi, të cilin e ka lexuar banorja Santiana Maloku.

Zakonisht, “zarfi i zi” për BIG-un, njihet si “ndëshkimi i vëllait të madh”, për “vërejtjet” apo “gabimet” e banorëve brenda shtëpisë.

“Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cenimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf.

“Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi.

Përgjegjësi i ekipit të gazetarëve të Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani, është prononcuar për Portalin Dukagjini, i cili ka theksuar se nuk ka informacione të sakta se a do publikohen video të tjera lidhur me përplasjen Blerando-Meti por sipas tij “spektakli ‘Prime’ sjellë gjithmonë ekskluzivitete”.

Përgjegjësi i ekipit të gazetarëve të Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani

“Produksioni i Big Brother VIP Kosova është gjithmonë transparent me audiencën e vet, duke ndarë gjithçka përmes videove që publikohen në mediat sociale të këtij formati televiziv. Unë i takoj ekipit të gazetarëve që merremi me informimin e publikut përmes lajmeve të shkruara, derisa për videot është i angazhuar një grup tjetër i gjerë dhe i posaçëm për këtë pjesë. Nuk kam informacione nëse diçka ka mbetur pa u transmetuar apo nëse ekzistojnë pamje të tilla, por një gjë është e sigurt – spektakli ‘Prime’ sjellë gjithmonë ekskluzivitete, prandaj na mbetet të presim dhe të shohim se çfarë do të na sjellë kjo e premte”, ka thënë Nimani.

Nimani tutje ka shprehur keqardhje që loja e konkurrentit siç është Meti ka mbaruar jo nga votat e publikut, por nga “zarfi i zi”.

“Meti ka qenë ndër lojtarët më me potencial për ta prekur finalen e madhe – personazh unik me një dëshirë dhe gatishmëri për t’u përballur sy më sy me konkurrentët e tjerë të Big Brother VIP Kosova si dhe me një karakter supertemperament. Shtëpisë do t’i mungojë prania e tij, me patjetër dhe më vjen keq që loja e tij mori fund jo nga votat e publikut, por nga zarfi i zi”, ka shtuar Nimani.

Gazetari i RTV Dukagjinit, Don Spahiu, lidhur me përjashtimin e Metit nga Big Brother VIP Kosova II, ka thënë se “dhuna verbale” e pasuar më pas edhe me “dhunë fizike” nuk duhet të tolerohet nga “vëllai i madh”, dhe normalisht që është pritur vendimi për të përjashtuar atë.

Don Spahiu, gazetar i SHOWBizit

“Marrë parasysh dinamikat që nisin të ndodhin në shtëpinë e famshme, ofendimet dhe qasja jo e mirë e disa banorëve ndaj disa të tjerëve, ishte e natyrshme të kishte sanksione nga ana e vëllait të madh, i cili një ditë me parë, kumtoi lajmin se do të pasojnë “dënime” për banorët në rast se ata nuk i përmbahen rregullave të tij dhe kushteve të kontratës që kanë nënshkruar. Përjashtimi i Metit ishte vendim i qëlluar, për shkak se në asnjë formë nuk tolerohet dhuna verbale e pasuar me dhunë fizike me pas nga ana e tij, gjë e cila është e ndaluar rreptësisht në jetën e përditshme e jemi të njoftuar dhe e dimë që sidomos në formate të tilla 24/7 është e patolerueshme”, ka shtuar Spahiu.

“Big Brother – Lojë nervash”

Gazetari, Erdonit Hoxha, i ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull”, ka thënë se “Big Brother është lojë nervash, në të cilin duhet të kesh kujdes me qetësi, maturi në mënyrë që me e ruajtë qëndrimin brenda”.

Ai e sheh veprimin e Metit “të gabuar” derisa e ka lëvizur karrigen nga vendi, por nuk është aq e ekzagjeruar përplasje fytyrë me fytyrë, me nivele dhe me tona të larta ka pasur që nga fillimi.

Madje, Hoxha është shprehur “konfuz” se a ka video kur ka ndodhur kjo përplasja e cila ka dërguar deri tek “zarfi i zi” dhe se nuk “është dashtë me qenë kaq e madhe, sepse ka pasur edhe përballje të tjera që kanë qenë edhe më të ashpra, por që nuk janë bërë aq sa kjo”.

Ndryshe, Meti është banori i tretë që eliminohet nga BBVK2, pas Ledit dhe Brikendës.

Lexo edhe këtë : “Vëllai i Madh” përjashton Metin automatikisht nga gara për çmimin e madh në BBVK (VIDEO)

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika